“Mos e përdorni, mund të dalin sekretet”, Rusia u heq TikTok ushtarëve

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Rusi kanë nisur një fushatë sensibilizuese për trupat e tyre ushtarake, duke i kërkuar që të mos përdorin TikTok-un.

Mediat e huaja se arsyeja e një kërkese të tillë është frika për daljen e sekreteve ushtarake. Nga pamjet e publikuara nga ushtria ruse shihet një poster ku një ushtar që i thotë “Nyet” (Jo) një celulari me logon e TikTok-ut në të.

Fushata vjen në mes të frikës se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën. Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson, “faktet tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”.
Sipas tij të gjitha shenjat janë se plani tashmë ka filluar. Johnson thekson se sipas informacioneve të inteligjencës britanike, Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kievin.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane theksojnë se rreth 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

 


Shtuar 20.02.2022 12:02