Komandanti aktual i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim me gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili do ta pasojë në drejtimin e misionit.
Të lidhura
None found
Biseda u mbajt në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Sipas KFOR-it, gjatë ditëve të ardhshme Ulutas dhe Vergori do të punojnë ngushtë së bashku për të garantuar një tranzicion të qetë dhe vijimësinë e aktiviteteve, përpara ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës.
Roberto Vergori do të marrë zyrtarisht detyrën e kryekomandantit të misionit të NATO-s më 14 tetor.






