Ndërsa tensionet në Ukrainë kanë arritur kulmin, bëhet me dije se Rusia është gati për të sulmuar.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të kryejë një operacion të njohur si “Flamuri i rremë” për t’i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.
Por çfarë është ky operacion?
Operacionet e “flamurit të rremë” janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar përgjegjësit e sulmit ose për t’i dhënë mundësi sulmuesit që të fajësojë dikë tjetër.
Ky term e ka origjinën nga lufta detare në shekullin e 16-të, kur anijet (fillimisht ato të piratëve) mbanin flamujt e kombeve të tjera për të pasur elementin e befasisë përpara sulmit.
Prej asaj kohe, ka pasur shumë shembuj të operacioneve të “flamurit të rremë” në histori.
Në incidentin e Mukdenit të vitit 1931, agjentët japonezë sabotuan një pjesë të hekurudhës për t’i pasur pretekstin e pushtimit të Mançurisë.
8 vjet më vonë, agjentët gjermanë shpikën një sulm në një stacion radioje përgjatë kufirit polak më 31 gusht 1939. Ata qëlluan civilë të vdekur duke i veshur ata me uniforma polake.
Incidenti u përdor më vonë si një pretekst që forcat gjermane të pushtonin Poloninë, duke shënuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht pretendimet e SHBA-së se planifikojnë një operacion të ngjashëm për të lejuar pushtimin e Ukrainës.