Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për inceneratorët ku tha se Edi Rama dhe Don Agaçio janë dy arkitektët e kësaj afere ndër më të turpshmet dhe kriminalet në historinë e këtij vendi.
Më tej Berisha paralajmëroi për protesta të mëdha duke thënë se velloja e zezë e korrupsionit duhet shpartalluar, ndërsa nuk la pa përmendur dhe Ramën e Bashës për të cilët u shpreh se po lënë Shqipërinë pa porte.
“Ajo që po ndodh në këtë parlament është rast unik në historinë e një parlamenti. Është tragjike. Këtu përdoret në mënyrë më të papranueshme korrupsioni si mburojë. Këtu ky parlament degradon çdo ditë e më shumë. Këtu krijohen komisione në vend që të përdoren për transparencë, përdoren luftë të brendshme brenda maxhorancës. Një ditë këta nxjerrin nga komisioni deri një javë para se të dalë nga Edvini emri i ministrave. Pas tre ditësh palët në përleshje të brendshme nxjerrin Lal Plehun. Gjithçka tregon se nuk është problemi për të bërë transparencë për ju të dashur qytetarë por për të zhvilluar luftë të brendshme dhe ta përdorë secili korrupsionin për mburojë. Afera e inceneratorëve është afera më klasike e një vjedhje.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, Edvin Rama dhe Don Agaçjo janë dy arkitektët e kësaj afere ndër më të turpshmet dhe kriminalet në historinë e këtij vendi. Le t’i marrim me radhë. Nis një procedurë nga Ministria e Mjedisit që është fajtor dhe nuk i heq asgjë pa pasur asnjë qindarkë në buxhet. Ai kishte të gjitha garancitë se fondet do i jepeshin. Dhe fondet mund t’i jepeshin vetëm nga kryeministri.
U fituan aty të paktën 13 mln euro. Këtu përmendni emrat e Gugales, Zotos etj. Ata janë vetëm ushatarë në këtë aferë të tmerrshme. Kjo është shumë e qartë. Oreksi vjen duke ngrënë. U krijua mekanizmi. Qeveritarët përvetësuan 13 mln me djegësin e Elbasanit. Tani edhe më shumë se kjo funksionoi. Të njëjtën gjë bënë edhe me Fierin. Qytetarët e Fierit protestuan 3 muaj.
Gjithnjë ai që vjedh 1 mld, nuk ka asnjë që nuk do të vjedhë miliardin e dytë. I njëjti mekanizëm me djegësin e Tiranës.
Janë dy hetime, një hetim parlamentar dhe një hetim i Skrapit (SPAK). Të dyja përpiqen të varrosin çështjen. Këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës. Nën nxitjen e fuqishme të Don Agaçios. Ai u ka dhuruar tokë shqiptare të tjerëve. Kjo është një aferë monstruoze. U bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë korrupsioni që po hidhet mbi ju për të mbuluar këtë aferë më të madhen të zbuluar deri më tani. Është jo më pak se 1/10 se afera e Portit të Durrësit. Rama në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metra katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte”, tha Berisha./albeu.com