Kriza në Ukrainë: Biden dhe Johnson shpresojnë ende për marrëveshje diplomatike

Udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se nuk ka humbur çdo shpresë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë, por paralajmërojnë se situata mbetet delikate.

Në një telefonatë 40-minutëshe, Joe Biden dhe Boris Johnson ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht paralajmërimeve për një veprim të afërt ushtarak rus.

Rusia gjithmonë ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon më shumë se 100,000 trupa në kufi.

Shumë vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe SHBA-ja dhe kanë thënë se bombardimet ajrore mund të fillojnë “në çdo kohë”.

Por në bisedën e tyre, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thanë se mbetej një “dritare vendimtare” për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës, sipas një deklarate të Doëning Street.

“Udhëheqësit theksuan se çdo inkursion i mëtejshëm në Ukrainë do të rezultonte në një krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të gjera si për Rusinë ashtu edhe për botën”, shtohet në deklaratë./albeu.com