Një gjyshe që përfundoi stërvitjen civile në Ukrainë për të qenë e gatshme kundër pushtimit të mundshëm rus – është bërë sensacion.
Valentyna Konstantynovska, 79-vjeçe, ka mësuar ta përdor kallashnikovin në poligonin e gardës kombëtare në Mariupol në veri të Ukrainës.
Ajo dhe civilë tjerë janë trajnuar nga pjesëtarët e njësisë speciale Azov. Ukrainasit e kanë përshkruar Koknstantynovskën, si heroinë pasi kaloi me sukses trajnimin.
“Edhe nëna e juaj do të vepronte njëjtë. Shkova për t’u trajnuar dhe sigurisht se nuk do të jem ushtare e mirë, pasi trupin nuk e kam si dikur. E arma është shumë e rëndë për mua”, tha ajo.
Fqinjët e përshkruan si “ukrainasen e vërtetë”, por ajo nuk është gruaja e vetme që është shprehur e gatshme të luftojë nëse rusët i sulmojnë.