Anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët kanë qenë sot në inceneratorin e Tiranës ku kanë zhvilluar një takim me një nga përfaqësuesit e impiantit të mbetjeve.
Ashtu si në inspektimet e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, pati përplasje mes deputetëve të PD-së që mohonin ekzistencën e tyre dhe drejtuesve teknikë të impianteve përkatëse.
Sot, një prej deputeteve të opozitës ka kundërshtuar rregullat e vendosura nga inxhinierët e kantierit të përpunimit të mbetjeve, duke u futur në kantier.
Me siguri urdhrat për këto rebelime deputetët e PD-së i kanë marrë nga kryetarja e Komisionit të Hetimit, Jorida Tabaku, e cila po del për të disatën herë bllof.
Ajo ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e inceneratorëve, edhe pse tashmë është fakt dhe të gjithë e kanë parë se iniceneratorët janë funksionalë.