Portieri 22-vjeçar në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë versionin e tij të historisë me “kuqezinjtë”.
Donaruma tha se skuadra e informoi se po përfundonte nga Milani me një telefonatë të thjeshtë dhe komentoi faktin se njerëzit e gjykojnë pa e ditur se çfarë ndodhi në anën tjetër.
“Pas kaq shumë vitesh nuk është e lehtë të largohesh nga një ekip si Milani.
Mund të falënderoj vetëm klubin për atë që bëri për mua. Dhe fansat e mi janë sjellë gjithmonë mirë. Në Milano jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time. Përtej kësaj, të gjithë e dini se si dolën gjërat. Të gjithë më fajësojnë mua, pa parë se çfarë ndodhi nga ana tjetër. Telefonata e fundit nga klubi ishte për të më njoftuar se ata morën një tjetër portier. Kështu përfundoi, pra”. /albeu.com/