Meta e paditi në Prokurori për falsifikim, vjen reagimi i Kuvendit: Pretendimet e presidentit nuk qëndrojnë

Presidenti Ilir Meta ka paditur në Prokurori Kuvendim duke e akuzuar për falsifikim. Në lidhje me këtë padi, ka ardhur dhe reagimi i Kuvendit ku thuhet se, pretendimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë

Njoftim për media

Të nderuar kolegë, Më poshtë gjeni njoftimin për mediat të Kuvendit të Shqipërisë. Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 16:30