Porti i Durrësit po ndërtohet nga kompani “fantazmë”?, Balluku: Kur ka akte ligjore lëvizjet janë normale

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është pyetur  në lidhje me disa lajme të publikuara për dorëheqjen e investitorit arab, Mohamed Alabbar nga ndërtimi i Portit te Durrësit duke ia shitur aksionet një kompania fantazmë.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje ministrja Balluku, është shprehur se nesër do të ketë një interpelancë kërkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj, ku edhe do japë informacionet e nevojshme.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

E para kompania statusin e investitorit e ka marrë nga AIDA dhe pyetjen duhet ta merrni nga kjo kompani. Por nesër ka një seancë të kërkuar nga deputeti Xhaferi. Fantazmë apo jo është diçka që e thotë opozita . Duhet të thelloheni në dokumente. Lëvizjet mes kompanive janë normale për sa kohë ato kanë akte ligjore. Besoj se do merrni përgjigjet.” tha Balluku. /albeu.com

 


Shtuar 9.02.2022 13:15