Vuçiç: Me Escobarin dhe Lajçakun pata bisedë të vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur së fundmi për takimin e ardhshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe për vizitat e të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, bisedën me të cilët e konsideroi të vështirë.

Vuçiç tha se është i gatshëm të flasë me Kurtin, ndërsa në lidhje me vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut në Beograd, presidenti serb theksoi se me ta ka psur një bisedë e vështirë, por se nuk mund të flasë për detaje.

Ai e komentoi edhe emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd.

“Hill është një mik i ngushtë i Bidenit, doajenit të skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha përvojat janë të lehta, por sigurisht që ne e mirëpresim atë”, tha Vuçiç./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 12:05