Ditën e sotme presidenti Ilir Meta pritet të dorëzojë në Prokurori provat që ai pretendon se ka falsifikuar Kuvendi kundër tij.
Këtë gjë e lajmëroi ditën e djeshme vetë presidenti Ilir Meta, por edhe këshilltari i tij.
“Do të dorëzojmë padi,” tha Meta.
Kreu i shtetit, ditën e djeshme shpjegoi dhe kontekstin e disa deklaratave të bëra prej tij para zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas tij, fushata ishte e tensionuar dhe për të parandaluar tensionet në cilësinë e kreut të shtetit vuri në lëvizje autoritetet për të parandaluar çdo incident.
Nga ana tjetër presidenti është shprehur se ka qenë qeveria e cila ka ushtruar vazhdimisht presion dhe sulme ndaj institucionit të Kreut të Shtetit./albeu.com/