Real Madridi ka arritur të mposhtë minimalisht Granadan në Santiago Bernabeu në kuadër të javës së 23 të La Liga-s.
Të lidhura
None found
“Galaktikët” ishin pa dy sulmuesit kreysor të këtij sezoni, Benzema dhe Vinicius me Ancelottin që vendosi ta nisë ndeshjen me Iscon si qendërsulmues.
Në krahun tjetër titullar ishte Myrto Uzuni, i cili iu afrua golit në pjesën e parë, por u tregua i pasaktë përballë Courtois.
Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Reali e rrit më shumë presionin pasi në lojë u futën, Valverde, Hazard dhe Jovic.
Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 74 me anësorin Marco Asensio, i cili di të shënojë vetëm super gola.
Ky do të ishte edhe goli i vetëm i kësaj ndeshje, që i jep Realit 3 pikë të rëndësishme që e shkëpusin nga vendi i dytë më 6 pikë. Granada në krahun tjëtër vazhdon ti afrohet zonës së rrezikut pasi renditet në vendin e 16 . /albeu.com
