Senegali fiton Kupën e Afrikës, mposht Egjiptin me penallti  (VIDEO)

Senegali ka arritur të fitojë Kupën e Afrikës pasi ka mposhtur pas gjuajtjeve të penalltive Egjiptin.

Pas 120 minutave betejë, për të përcaktuar fituesin u desh goditja e 11 metërshave e cila do të përcaktonte Senegalin si kampione për herë të parë në histori përballë Egjiptit që e ka fituar plot 7 herë.

Finalja nisi më mirë per Senegalin që pati mundësi të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 7 me Sadio Mane,  por goditja nga pika e bardhë e penalltisë u prit nga portieri.

90 minuta loja u mbyllën me rrjeta të paprekura me Senegalin që ishte më dominues. Shtesa prej 30 minutash vazhdoi të dominohej nga Senegal me Egjiptin që priste vetëm goditjen e penalltive.

Në goditjen e penalltive, është portieri Eduardo Mendy që dëshmon cilësitë e tij duke pritur 2 të tilla ndërsa ai egjiptit do të priste vetëm 1. /albeu.com


Shtuar 6.02.2022 23:03