Edhe ditën e nesërme mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi ndërprerje të reshjeve.
Të lidhura
None found
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./albeu.com/
