Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Meta u shpreh se Tahiri është përgjegjës kanabizimin por kryepërgjegjës presidenti cilësoi kreun e qeverisë.
Meta në TV 1 Channel tha se i ka thënë Ramës por edhe vetë Tahirit se nuk është për ministër të brendshëm.
Kjo sipas Metës, duke qenë se nuk kishte eksperiencën dhe ishte shumë i politizuar çka do sillte sipas tij keqpërdorim të Tahirit në atë funksion.
“Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit në Shqipëri. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepërgjegjësi është kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. I kam thënë dhe vetë Tahirit, nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shumë i politizuar, për më tepër do të keqpërdorin në atë funksion”, tha Meta./albeu.com/