Komisioni Europian nuk rinovon kontratat me AstraZeneca dhe Johnson&Johnsonn, kjo është arsyeja

Komisioni Europian ka vendosur të mos rinovojë kontratat e vaksinave Covid-19  vitin e ardhshëm me kompani të tilla si AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, raportoi e përditshmja italiane La Stampa, duke cituar një burim nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.

“Komisioni Evropian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve (BE),  ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina të vlefshëm për vitin aktual nuk do të rinovohen në skadimin ne tyre,” shkruhet në gazetë.

Komisioni Evropian më shumë do të përqëndrohet në vaksinat Covid-19 duke përdorur teknologjinë e dërguesit RNA(mRNA),të tilla si Pfizer dhe Moderna.

Në shumë shtete ka pasur debate të mëdha sa i takon vaksinave që duhet të bëhen për qytetarët, për shkak se nuk kanë munguar rastet e efekteve anësore. Në pikëpyetje mbetet dhe efektshmëria e tyre, ndërkohë që ndaj Astra Zenecës ka pasur një valë të madhe pezullimesh, për shkak të rasteve të mpikjes së gjakut te shumë persona.

Ndërkohë në Shqipëri vaksina që përdoret është ajo kineze, e ngjashme në teknologji me vaksinat e prodhuara nga Astra Zeneca, që tashmë duket se nuk do të jetë më e preferuara e vendeve të BE-së.


Shtuar 14.04.2021 09:50