Nuk ka marrëveshje për pagën minimale në Maqedoninë e Veriut, nuk pranojnë punëdhënësit!

Takimi i djeshëm mes Lidhjes së Sindikatave dhe Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë dhe pagesë të regresit – K-15, ka përfunduar pa sukses dhe sipas asaj që u deklarua, problemi qëndron te punëdhënësit.

“Punëdhënësit nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Insistojnë që të ndihmohen vetë, kurse ne të gjendemi kush ku të mundet”, u tha pas takimit.

Sipas tyre, Qeveria tashmë ka një analizë e cila tregon se si në mënyrë sistemore do të arrihet deri te paga minimale prej 18 mijë denarësh.

“Për këtë e inkurajojmë Qeverinë, sepse e shohim se është nën anën tonë, në bazë të kësaj analize që ata e kanë bërë, të qëndrojnë prapa nesh punëtorëve dhe të japë atë çfarë ne e kërkojmë”, u tha më tej.


Shtuar 5.02.2022 09:27