Saimir Tahiri mbërrin në burg, akomodohet tek “313”

Saimir Tahiri është dorëzuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë në burgun 313 në Tiranë ku do të vuaj dënimi prej 3 vitesh e 4 muaj në burg.

Tahiri u sistemua në godinën Nr.2, që është godina e re e burgut 313 të Tiranës.

Apeli i GJKKO vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin.

Ai u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar këtë vendim si të paligjshëm. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi pretendojnë në pafajësi të klientit të tyre. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2022 22:46