Në Selenicë është përfshirë nga flakët një banesë e cila është djegur plotësisht.
Shkak i zjarri është bërë një shkëndijë elektrike dhe fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Me datë 03.02.2022, rreth orës 14:30 në fshatin Velçë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Nj. H.,ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.