Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër për herë të parë pasi është në funksionin e kryeministrit do të realizojë vizitë zyrtare në selitë e BE-së dhe NATO-s në Bruksel.
Me këtë rast Kovaçevski sot do të realizoj takim me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takim do të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe ai i mbrojtjes Sllavjanka Petrovska./alsat