Osmani takon Escobar: Do vijojë bashkëpunimi, jemi të vendosur (FOTO LAJM)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ditën e sotme në Presidencë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Takimi vjen në ditën e tij të fundit të qëndrimit në Kosovë. Osmani u shpreh se Kosova është e vendosur për të vijuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fusha me interes të përbashkët për të dy vendet.

“Sot mirëprita sërish në Presidencë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit të vizitës në Kosovë.

Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur për marrëdhëniet tona të veçanta me SHBA-të dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani në Facebook./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 15:53