Rriten sërish vdekjet dhe rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2.033 raste të reja me Covid-19 dhe 6 raste të vdekjes. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044. Në total numri i rasteve aktive është 32.906.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 


Shtuar 1.02.2022 15:27