Kishte rol kyç për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ndahet nga jeta ish-gjenerali serb

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviç, që kishte nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës për t’i dhënë fund fushatës 78 ditore së bombardimeve të NATO-së dhe luftës në Kosovë, shkruan N1.

Kujtojmë se nën Marrëveshjen e Kumanovës, ushtria jugosllave dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-së në Kosovë, dhe më pas edhe kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.

Marrëveshja e Kumanovës kishte ardhur pas pesë ditësh negocimi. Rezultati i kësaj Marrëveshje ishte bërë publik nga gjenerali britanik, Michael Jackson, i ndjekur edhe nga gjenerali jugosllav Marjanoviq./albeu.com/