Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri përsëri apel shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin në votime dhe të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17.
Ai nënvizoi se çdo votë ndikon në përfaqësimin politik dhe në të ardhmen e shqiptarëve të kësaj lugine.
Të lidhura
None found
Kurti tha se pjesëmarrja e qytetarëve është e nevojshme për bashkimin në Koalicionin Shqiptar, ndërsa vullneti i shprehur në votime forcon qëndresën ndaj diskriminimit dhe angazhimin për barazi. Ai u kërkoi qytetarëve të votojnë dhe të ftojnë familjarët e miqtë të ushtrojnë të drejtën e tyre.
“Mbështeteni Koalicionin Shqiptar, numrin 17”, apeloi Kurti, duke shtuar se kjo është mundësi për të pasur një zë të fuqishëm dhe për t’i dhënë secilit mundësinë ta ndërtojë jetën në vendlindje.







