Greqia ultimatum mjekëve: Keni kohë deri më 31 mars për t’u vaksinuar, përndryshe pushoheni nga punë

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, u ka dhënë ultimatum mjekëve. Ai ka paralajmëruar se nëse nuk vaksinohen deri më 31 mars, do të pushohen nga puna.

“Ata punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar deri më 31 mars, të mos ofrojnë shërbime në sistemin shëndetësor”, tha ai, duke shtuar:  “Ligji për pezullimin thoshte se nëse nuk i keni bërë të 3 dozat do të pezulloheni. Ky ligj nuk ka ndryshuar. Pra për momentin dikush që nuk ka marrë dozën përforcuese nuk është i pezulluar. Ka një shtyrje deri më 31 Mars të afatit për ata që nuk e kanë bërë vaksinën. Unë si ministër i Shëndetësisë e kam deklaruar sepse dua të jemi plotësisht i hapur që qëndrimi është ky. Ata që nuk janë vaksinuar deri më 31 Mars nuk do qëndrojnë më në vendin e punës”.

Ministri u shpreh gjithashtu se, 96% e punonjësve në sistemin shëndetësor janë vaksinuar ndërsa shtoi se nga data 7 shkurt ata që nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinimit do të konsiderohen të pavaksinuar./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 11:25