“Skifterja” vlonjate, denoncimi nga Zvicra: Anisën e mora dado, la fëmijët, mori florinjtë dhe u zhduk

Tentativa e çiftit nga Vlora tre ditë më parë për të grabitur një argjendari në Shkodër dhe pamjet e momentit kur u hedhin derdorand apo spraj pronarëve, por në fund nuk arritën të merrnin asgjë, bëri xhiron e rrjetit.

Hajdutja ishte Anisa Hoxhaj dhe i fejuari i saj nga Vlora. Por udhëtimi i çiftit nga Vlora në Shkodër për të bërë grabitjen nuk paska qenë rastësi, por duket se ishte i planifikuar mirë, pasi nuk e kishin për herë të parë.

Një shqiptar nga Zvicra denoncoi në redaksinë e Abcnews.al se Anisa Hoxhaj është hajdute profesioniste. Ai thotë se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

Kja ësht Anisa Hoxhaj nga shqiprija qyteti Vlor, Anisa ka punuar te une si kojdestare e fëmijeve (Dado), Anisa ka ardhur te ne për tu kujdesur per dy femijet tan.

Anisa ka filuar punen ashtu si jemi marr vesh me kompanin dhe direkt personalisht me Anisen, por Anisa mbas 4 ditve kur une edhe bashkëshortja ishim ne pun anisa mi kishte lën femijet vet ne banes dhe me kishte plaqkitur gjitha gjërat me vler si floririn (Dukatin) e bashkëshortes, dy ora dore dhe kishte plaqkitur 3860 fr.

Ju lutem qe te keni kujdes nga kjo femer sepse ësht shum e rrezikshme dhe nje hajdute perofesjoniste, kam nje lutje kush e shef ket femer apo kush e njef dhe e din lokacijonin e sajna me kontaktoni. Te lutem shprendaje edhe ti sepse sot me ka plaqkitur mua por neser do te plaqkit edhe ty” mbyllet denoncimi në Abcnews.al.

 


Shtuar 30.01.2022 20:50