Primaret e grupit “Berisha”, kandidatët e Vorës bëjnë “armëpushim”: Fitoftë më i miri

Ditën e sotme teksa po mbahet votimi në primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, kandidatët pretendentë për Bashkinë e Vorës duket se kanë vendosur të bëjnë “armëpushim” mes tyre.

Inxhinieri Luan Beta dhe ekonomisti Lulzim Vrana kanë zgjedhur ta presin përfundimin e procesit të votimit bashkë.

Ka qenë Vrana ai që ka ndarë një foto në rrjetet sociale duke etiketuar edhe rivalin e tij.

“Fitoftë më i miri”, ka shkruar Vrana./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 11:55