Tirana dhe Kukësi përplasin “brirët”

Kategoria Superiore, sot ngre siparin e javës së 18-të me dy sfida interesante.

Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet takimi Kastrioti-Vllaznia.

Skuadra krutane kërkon triumfin për të qenë ende në garë për mbijetesë, ndërsa shkodranët kërkojnë kthesën pas 4 ndeshjesh pa fitore.

Në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet dueli për titull Tirana-Kukësi.

Bardheblutë kërkojnë suksesin e radhës për t’u arratisur në krye, ndërsa verilindorët e Longos synojnë fitoren e dytë radhazi, por edhe për t’iu afruar sa më shumë kryesuesve të Tiranës.


Shtuar 30.01.2022 08:40