Bie nga lartësia, humb  jetën 15 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e djeshme, pasi një 15 vjeçare ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës dhe dyshohet se 15 vjeçarja ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 08:42