Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për herë të parë një bisedë që ka zhvilluar me ish-zyrtarin e lartë të DASH, Jonathan Moore.
Sipas Berishës, Moore i kishte kërkuar që të mbështeste një person brenda PD, por ai nuk ka pranuar.
Të gjitha fjalët e tjera që thuhen për takimin mes tyre, sipas Berishës janë vetëm thashetheme.
“Në mënyrë absolute një takim miqësor. Një. E dyta më kërkoi të mbështes një njeri që unë s’ja mora përsipër. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër e pacipë. Më kërkoi të mbështes një njeri tjetër.Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Por pse e tregova? Sepse ka pasur shqiptarë por edhe vetë Kim ka thënë se ne e kemi paralajmëruar Berishën, dhe një ndër emrat që ka cituar është ky emër”, tha Berisha në “Opinion” në Klan.
Ish-kryeministri nuk preferoi të zbulojë emrin e personit që Moore i ka kërkuar të mbështesë, duke thënë se nuk preferon të tregojë diçka më tepër nga ajo bisedë të cilën e quan miqësore dhe konfidenciale./albeu.com/