Deputetët krah Berishës i bashkohen protestës së banorëve të “5 majit”, Noka: Nuk pranojmë pazaret Basha – Rama

Banorëve të lagjes “5 maji” dhe Laprakës të cilët janë ngritur  në protestë para parlamentit për shkak të shëmbjes së banesave të tyre, i janë bashkuar edhe disa deputetë që janë në krahun e Berishës.

Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi, u shprehën se janë krah banorëve të “5 Majit” që ata të gjejnë zgjidhje për banesat e prishura pak ditë më parë.

Në këtë protestë fjalën e ka marrë edhe Flamur Noka i cili hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se ai është bërë palë me Ramën dhe Erion Veliajn.

“I dëgjuat qytetarët, dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot këta, këta janë njerëz janë nxjerrë në rrugë, nga qeveria e pashpirt, e Edi Ramës dhe vemjes së tij Erion Veliaj. Këta njerëz nuk duhet të shkelen me këmbë, duhet të trajtohen si qenie njerëzore të denja të këtij vendi, të trajtohen gjysmën e trajtimit që iu bë afganëve të Sorosit.  Ajo që është e rëndë, dhe që vetë banorët po ju bëjnë me dije ju, është fakti se në të gjitha këto projekte po del hapur në dritën e diellit, se ka një bashkëpunim mes Ramës, Veliajt dhe Lulzim Bravës. Ka pasur shumë pikëpyetje, me masakrën që po bëhet te 5 Maji apo në Laprakë është gjithçka evidente, prapa kësaj historie është Lul Brava me kapllanët apo alibeajt e tij, që përfitojnë nga këto projekte. Në do të jemi me çdo shqiptar që nuk pranon vjedhjen dhe dhunën, që nuk pranon pazarin Basha-Rama”, u shpreh Noka.


Shtuar 27.01.2022 11:05