Kërcënohet me jetë kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut

Është kërcënuar me jetë prokurori i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski.

Lajmin e bëri me dije vetë Joveski këtë të enjte.

Mediat vendase kanë publikuar një njoftim ku theksohet se kryeprokurorit i është dërguar me postë një shkresë ku ai kërcënohej me jetë.

Ngarkesa e rekomanduar me kërcënim është e shkruar në maqedonisht dhe anglisht.

Ndërkohë kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje nga Prokuroria Publike./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 10:59