Konflikti Rusi-Ukrainë, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Blinken

Ndërsa tensionet mes Rusisë e Ukrainës duket se kanë arritur kulmin, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm të sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Në këtë deklaratë Blinken ndalet tek furnizimi i Europës me gazin e Rusisë, ndërsa shprehet që do të shikohen mundësi të tjerë furnizimi edhe nëse Rusia vendos të ndërpres atë.

“Ndërsa ne po ndërmarrim hapa për të siguruar që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet – edhe ky është një fokus i rëndësishëm – nëse Rusia zgjedh të armatizojë gazin e saj natyror duke shkurtuar furnizimin në Evropë edhe më shumë sesa është bërë tashmë, ne jemi në diskutime me qeveritë dhe prodhuesit kryesorë në mbarë botën për rritjen e kapaciteteve të tyre.” është shprehur Blinken./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 10:33