Gjeti emër tjetër në vendin ku ulej gjithmonë, Baçi-Nikollës: Konsultohu para se të marrësh vendime

Me të nisur seanca e sotme plenare, nuk kanë munguar përplasjet. I pezulluari i Partisë Demokratike, deputeti Luan Baçi u shpreh se në vendin ku ulej gjithmonë pa një tjetër emër.

Diku nga fundi i sallës ai iu drejtua kryetares Nikolla që të konsultohet para se të marrë vendime, pasi atë mund ta shkarkojnë vetëm demokratët që e kanë votuar.

“Në vendin ku ulesha zakonisht gjeta një emër tjetër. Ju duhet të konsultoheni para se të merrni këto vendime. Para se të bëni përjashtime është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion përpara se të ndodheni në këto situata. Dikush më tha emrin e  ke  në korridor e ke aty. Sa për dijeni tuaj unë jam deputeti më i votuar nga 6 të tjerët në Fier. Mund të më përjashtojnë vetëm demokratët. Hiqeni për nga marrëveshja që keni të hapur tani duke zbatuar çdo përpikmëri nga deputeti Basha”, tha Baçi./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 10:38