Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka nxjerrë në protestë qytetarët e Prishtinës.
Qytetarët kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën” dhe energjia të mos shtrenjtohet me asnjë cent.
Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”.
“Largoje KEDS-in”, është njëra nga thirrjet tjera të protestuesve.
Ata thonë se s’duan të paguajnë rrymë edhe për komunat në veri të vendit./albeu.com/