Rrjeti u frikësua nga fantazma në selfien e JLO, zgjidhet misteri (FOTO LAJM)

Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, ka postuar një selfie gjatë një stërvitje në shtëpinë e saj, por pas saj shfaqet një fytyrë njerëzore.

Pyetja në mediat sociale: “A është ai rastësisht një fantazmë?”.

Por e vërtëta është shumë e thjesht dhe nuk është aspak një skenar i filmave horror.

Burri që duket në foto është thjesht një mik i bashkëshortit të JLO, Alex Rodriguez, i cili po bisedonte në video-call nga zyra e tij të cilën e ndan vetëm një perde nga palestra./albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 09:48