“Ajo e tradhtoi”, Alvisa reagon ashpër pas ndarjes dhe publikon fotot e rralla me Bashkimin (FOTO LAJM)

Nëpërmjet një InstaStory, Bashkimi ka bërë publike ndarjen me Alvisën.Ai nuk ka dhënë detaje, por ka shkruar se gjërat nuk kanë ecur dhe se pavarësisht të gjithave gëzon respekt për Alvisën.

Sakaq, Alvisa nuk kishte bërë asnjë reagim. Ajo “theu heshtjen” mbrëmjen e djeshme, duke postuar një Instastory, ku shkruhej: “Ku kan arrit”.

Mesa duket, kjo i referohet komenteve në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, ku disa prej konkurrentëve treguan se ishte Alvisa shkaku i ndarjes, pasi sipas tyre ajo e kishte tradhtuar.

Megjithatë, duket se ish-konkurrentja u pendua shpejt, pasi ajo e fshiu pak pas minutash Instastoryn.

Sakaq, ditën e sotme ajo ka reaguar sërish, duke thënë se nuk bën asgjë për famë e klikime. Gjithashtu shton se Bashkimin nuk do ta hedhë kurrë poshtë, dhe se e vlerëson shumë. Sipas saj, e vërteta i lihet kohës, për të parë nëse ka qenë hakmarrje, situatë e sajuar, apo gjithçka tjetër.


Shtuar 25.01.2022 11:15