Raporti i TI, reagon Basha: Korrupsioni armiku numër një i shqiptarëve, po faktohet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e “Transparency International” për korrupsionin.

Raporti e renditi Shqipërinë nje pikë më poshtë se një vit më parë, pra në përkeqësim në lidhje me nivelin e korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Kreu i demokratëve thekson se lufta kundër korrupsionit është interesi i tyre kombëtar.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!” shkruan Basha./albeu.com/