Në muajin shkurt kapacitetet e stadiumit do të mbushen me 50%

Stadiumet e Serie A do të kthehen në 50 përqind të kapacitetit në muajin shkurt, por shefi i Lega Serie A, Luigi De Siervo, ka kërkuar më shumë ndihmë nga qeveria italiane.

Vetëm 5,000 tifozë u lejuan brenda stadiumeve për dy xhirot e fundit të Serie A, duke pasur parasysh shpërthimin e infektimeve më Covid-19.

“Në shkurt, me siguri do të kthehemi në 50%, por me mbështetjen e nënsekretarit Valentina Vezzali, shpresojmë të arrijmë në 75% dhe 100% së shpejti”, tha De Siervo për “La Gazzetta dello Sport”.

“Përndryshe do të pësojmë dëme ekonomike dhe sportive”, shtoi ai.

Ndryshe, Covid-19 ka shpërthyer edhe në vendet tjera dhe kampionatet përkatëse si në Angli, Spanjë e Francë dhe ka shkaktuar disa probleme duke përfshirë shtyrjen e një numri të madh të ndeshjeve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.01.2022 15:16