EMRAT/ PS, PD dhe Berisha, miqtë, rivalët dhe të pakënaqurit që synojnë bashkinë e Durrësit

Bashkia e Durrësit është një ndër gjashtë njësitë e qeverisjes vendore që pritet të futet në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Partitë nuk kanë caktuar ende kandidatët e tyre, ndërsa risia pritet të jetë edhe krahu i Berishës, të cilat sipas gjasave të deritanishme pritet të kenë kandidatët e tyre në listë.

Mësohet se krahas Emirjana Sakos, nga PS po diskutohet edhe kandidimi i Ani Dyrmishit që mban postin e Drejtorit të Hekurudhave si edhe i Spartak Kovaçit që tani drejton Ujësjellësin.

Nga PD zyrtare në garë janë Luan Hoti, i cili mban detyrën e kryetarit të komanduar të degës së PD-së Durrësit si edhe Arlind Boshku, nënkryetari i partisë.

Situata bëhet edhe më intriguese në kampin e mbështetësve të Berishës, ku krahas Ardian Mukës në garë janë edhe Dritan Burgija që gëzon mbështetjen e Oerd Bylykbashit.  Një kandidaturë surprizë është edhe ajo e Igli Carës, i cili pak kohë më parë duket të jetë distancuar disi nga “Foltorja” për shkak se nuk u bë pjesë e Grupit të Rithemelimit të PD-së.


Shtuar 21.01.2022 11:25