Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj, para pak minutave.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit të autoveturës që shkaktoi aksidentin.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/