E bëni çdo ditë, por pa e kuptuar! Gabimi që po iu krijon rrudhat rreth syve

Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat vijnë. Por nuk është vetëm mosha që është “përgjegjëse” për rrudhat, por dhe mënyra e jetesës, dieta si dhe disa zakone që bëjnë që ata të shfaqen më herët. Në fakt, shumë gra pa e ditur, bëjnë gabime të ndryshme që mund të rezultojnë katastrofike.

Njëra prej tyre ka të bëjë me rrudhat rreth syve. Siç shpjegojnë ekspertët, një gabim kryesor është mënyra sesi heqim make up-in dhe pastrojmë zonën rreth syve. Në mënyrë të pavetëdijshme, kur pastrojmë ose vendosim krem bëjmë lëvizje të forta që rezulton të jenë të gabuara.

Kjo pasi lëkura në zonën e syve është më e hollë, më e ndjeshme dhe për këtë arsye është më e prirur ndaj vijave të holla. Pra, ajo që duhet të bëni gjithmonë është ta pastroni make up-in me lëvizje më të ndjeshme dhe të buta.


Shtuar 18.01.2022 10:14