Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fier.
Një autoambulancë e Spitalit të Fierit është përplasur me një automjet tip “Toyota” dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një kapanon.
Të lidhura
None found
Aksidenti automobilistik raportohet se ka ndodhur në aksin Fier-Patos.
Në autoambulancë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Ndërsa nga ana tjetër, në automjetin tip “Toyota” udhëtonin dy persona të cilët nuk paraqesin probleme shëndetësore.
