Ditën e sotme tryeza për Reformën Zgjedhore mblodhi Oerd Bylykbashin në emër të PD, Petrit Vasilin në emër të LSI-së, Damian Gjiknurin, bashkëkryetar i Komisionit të Posacëm dhe Rudina Hajdarin.
Në fotot e realizuara nga LSA, nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me “kundërshtarin’ politik, Damian Gjiknuri.
Po ashtu bie në sy dhe ftohja me Rudina Hajdarin, e cila në foto duket që mban qëndrim karshi ish-kolegëve të opozitës.
3 kushtet e opozitës
Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente,
gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.