Kërkuan pagën e luftës, pushohen nga puna 20 punonjës fasonerie

20 punonjës të një fasoneria janë pushuar nga puna, pasi kërkuan pagën e luftës.

Vetëm sepse kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, ato janë pushuar nga pronari duke mbetur pa punë në këto ditë sfide.

Këta punonjës kanë trokitur në shumë dyer dhe kudo janë larguar me justifikime nga më të ndryshmet duke mos përfituar asnjëri pagën e merituar të luftës madje janë shprehur se janë ofenduar shpesh nga pronari i tyre.

Sipas tyre përfaqësuesit e biznesit nuk kanë pranuar të prononcohen ndërsa janë mjaftuar duke thënë se “fasoneria u përmbahet të gjitha rregullave”.


Shtuar 15.05.2020 13:07