Ditën e dielë Roma u mposht me rezultatin 4-3 nga Juventusi edhe pse në një moment të lojës skuadra e Mourinhos ishte në avantazh të dyfishtë.
Kjo ishte humbja e nëntë për këtë sezon të Serie A, një ecuri aspak në përputhje me pritshmëritë e klubit në fillimin e tij.
Tekniku portugez ka grumbulluar 8 pikë më pak se Fonseca edicionin e kaluar, dhe numri e ndeshjeve të humbura është më i larti në 43 vitet e fundit.
Objektivi i ekipit kryeqytetas është kualifikimi në Champions League, por momentalish ata janë 9 pikë nga vendi i 4 që mbahet nga Atalanta.
Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Romes u takuan me Mourinhon, por jo për diskutuar shkarkimin e tij të mundshmen, por për të diskutar mbi programin e “Special One” për klubin. r.t/albeu.com