“Përgjithmonë PO”, Dojna dhe Vlashenti hedhin një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre (VIDEO)

Një nga çiftet me të pëlqyera të showbizz-it, Dojna dhe Vlashenti sot kanë hedhur një tjetër hap me rëndësi në marrëdhënien e tyre.

Ajo ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj dhe përgjigja është: ‘Pëgjithmonë po!’

Me një video romantike të shoqëruar me një këngë, të dedikuar për Dojnën nga vetë Vlashenti, ajo ka ndarë lajmin me gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Njohja e tyre nisi në studiot e televizionit. Pak kohë më parë ajo ka folur për atë moment, që ishte nisja e kësaj dashurie.

“Burrin e kam njohur në punë, jemi njohur në studio. Ka një histori interesante, sepse ishte e vetmja ditë kur Vlashenti do ishte në Tiranë. Mua më thanë që ishte e vetmja ditë dhe ti si pianiste duhet ta intervistosh… Intervista zgjati 30 minuta, por ne kemi folur bashkë edhe për 4 orë të tjera…. Sigurisht, aty kuptova që kishte diçka më shumë, sepse me shokët nuk mund të flasim për 4 orë me radhë. Pastaj gjërat rrodhën natyrshëm..”

Sot, Dojna dhe Vlashenti jetojnë mes Parisit dhe Tiranës, por janë të lumtur për këtë jetë që bëjnë, sepse respektojnë lirinë dhe punën e njëri-tjetrit.


Shtuar 9.01.2022 11:16