Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 18 persona, duke shkuar në 898 numri i të prekurve. Sipas ministrisë, pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Megjithatë, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme sqaron ministria, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.
Fatmirësisht, 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive, ku ditën e djeshme sipas ministrisë ishte vetëm një pacient në situatë të rënduar.
Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes./albeu.com/