Hapi bare, palestra dhe kinema ditë më parë: Koronavirusi rishfaqet pas tre javësh në Hong Kong

Për herë të parë në tre javë, Hong Kongu ka raportuar dy raste të koronavirusit që nuk lidhen me udhëtimet jashtë shtetit, teksa autoritetet po përpiqen të gjurmojnë origjinën e infeksioneve.

Qendra financiare aziatike ka qenë një nga qytetet më të suksesshme në botë ku shumica e rasteve pozitive që gjenden në mesin e udhëtarëve që vijnë dhe u karantinuan menjëherë.

Qyteti hapi bare, palestra dhe kinema javën e kaluar dhe njoftoi planet provuese për të sjellë disa studentë përsëri në shkollë në fund të muajit, por jo grupe më të mëdha se tetë persona.

Raporti i fundit i shëndetit, duke përfshirë dy raste lokale – një amvise 66-vjeçare dhe mbesa e saj pesë-vjeçare – dhe një e importuar, sjell në 1.051 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në qytet, katër prej të cilëve kanë vdekur./albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 12:07